Donaldi preket kur dëgjon këngën e Beatrix: Ah sa më ka marrë malli!

Mediale Vip

Donaldi preket kur dëgjon këngën e Beatrix: Ah sa më ka marrë malli!

Më: 27 janar 2022 Në ora: 09:59
Donaldi dhe Beatrix

Donald Veshaj, i cili krijoi një histori dashurie me Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit në Big Brother VIP ka dëgjuar sot një prej projekteve të saj muzikore.

I buzëqeshur, tha se e ka marrë malli ndonëse ka vetëm 5 ditë që ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndërsa Arjola supozonte se po bënte një projekt të ri muzikor dedikuar dashurisë së tyre.

Arjola: Trixa e duam këngën kësaj jave. Donald të vijë këtu e të thojë kjo është kënga e re dedikuar dashurisë sonë.

Donald: Thua? Jo.

Arjola: Pse jo? Trixa e bën këtë.

Donald: Ah sa më ka marrë malli.

Arjola: Nuk duket si shqiptare, anglishtja i tingëllon shumë bukur.

Kujtojmë se ditën e djeshme, ka reaguar për herë të parë Beatrix duke treguar se vazhdon të mbështesë lojën e Donaldit dhe i uron fitoren. Sa i përket këngës, tha se gjatë kësaj periudhe që ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe emisioneve televizive, i është kushtuar pasionit të saj për muzikën.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat