Influencerja më e re në Instagram është vajza e Manjola Nallbanit

Mediale Vip

Influencerja më e re në Instagram është vajza e Manjola Nallbanit

Më: 28 janar 2022 Në ora: 08:21
Sindi dhe Manjola Nallbani

Manjola Nallbani ka kërkuar sot mbështetje bga ndjekësit e saj, për të bijën Sindin.

Dhe jo nuk bëhet fjalë për librin e radhës, por për grimin. Sindi paska pasion edhe për grimin si çdo vajzë në moshën e saj.

Por qenka edhe shumë e aftë në realizimin e tij.

Videon e parë ku tregon hap pas hapi çdo procedurë të rutinës së saj për grimin perfekt e publikoi sot dhe mbështetjen e para ja dha e ëma, pastaj edhe shoqet e saj, të cila me komente kanë kërkuar të lënë takime me artisten më të re të make up-it në qytet.

Nuk dimë sa seriozisht do i futet grimit Sindi, por pasioni që ka për të duket qartë me këto video dhe me kujdesin për të shpjeguar detajet e hapave që për të bëjnë grimin perfekt.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat