Ronaldo ndriçon Bujr Khalifën me imazhin dhe urimin e përzemërt për ditëlindjen e Georginës

Mediale Vip

Ronaldo ndriçon Bujr Khalifën me imazhin dhe urimin e përzemërt për ditëlindjen e Georginës

Më: 28 janar 2022 Në ora: 13:05
Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram

Cristiano Ronaldo i dhuroi të dashurës Georgina Rodriguez dhuratën më të mirë të ditëlindjes – duke vendosur fytyrën e saj dhe një mesazh në ndërtesën më të lartë në botë.

Babai 36-vjeçar i katër fëmijëve shpenzoi mijëra euro duke ndriçuar horizontin e Dubait me imazhet e mahnitshme të partneres së tij, shkruan The Sun.

Ai publikoi një video, duke treguar fytyrën e spanjolles në fasadën e kullës së famshme Burj Khalifa në Instagramin e tij.

Dhe dyshja pozuan së bashku me ndërtesën në sfond teksa po shijonin një rast të veçantë.

Cristiano, i cili është duke shijuar një pushim nga orari i ngjeshur i futbollit me katër fëmijët e tij, shkroi në portugalisht krahas pamjeve spektakolare të videos: “Shumë urime dashuria ime”, shoqëruar me një emoji të zemrës dhe të një torte të ditëlindjes.

Shfaqja e imazheve dhe lazerit në ndërtesë Burj Khalifa, në buzë të Liqenit Burj, është një tërheqje masive për turistët në destinacionin luksoz të Lindjes së Mesme.

Imazhet dhe reklamat që shfaqen në kullë bëhen shfaqja më e madhe e ekranit në botë falë afro 18 milje kabllove, 1.1 milionë pikselëve dhe 118 tonëve rreze drite dhe aksesorë.

Sipas raportimeve në media, vendosja e një reklame ose mesazhi tre-minutësh promovues në fasadën e kullës nis me një çmim minimum prej 50,000 funtesh (60 mijë euro), çmim i cili rritet gjatë fundjavave.

Image
Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram

Cristiano, i cili është pronar i një aeroplani privat në vlerë 20 milionë funte (24 milionë euro) dhe i një flote makinash sportive të shtrenjta, mund ta menaxhojë lehtësisht vendosjen e një reklame të tillë në Bujr Khalifa, pasi vlera neto e fitimeve të tij është vlerësuar të jetë rreth 373 milionë funte (448 milionë euro).

Të enjten, sulmuesi i Machester United po festonte premierën e dokumentarit të ri të partneres së tij Georgina, të titulluar “I am Georgina”, i cili u publikua me rastin e ditëlindjes së saj të 28-të në Netflix.

Georgina me origjinë argjentinase, e cila gjithashtu besohet të jetë në Dubai, megjithëse nuk i ka përditësuar ende rrjetet e saj sociale për ta konfirmuar atë, thotë në dokumentarin prej gjashtë episodesh se udhëtimi me aeroplan privat të Cristianos e ka shtyrë atë të kërcejë në një aeroplan normal me partnerin e saj futbollist.

Bukuroshja zeshkane, e cila dikur ishte punonjëse e një dyqani orësh kur takoi sulmuesin në vitin 2016, ndërsa ai ishte ende në Real Madrid, shëtitet nëpër Evropë me aeroplanin e tij, Gulfstream G20.

Ai është i aftë të arrijë një shpejtësi maksimale prej 560 mph dhe diapazoni i tij është deri në 3,910 milje me katër pasagjerë në tërheqje, kështu që është ideal për fluturime të shpejta nga baza e re e futbollistit në Angli, për në qendrat tjera në Evropë.

Image
Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram

Rodriguez pranoi në dokumentarin e saj të ri në Netflix: “Për mua pjesa më e mirë e udhëtimit me avionin e Cristianos është ekuipazhi i tij, pa dyshim, dhe avioni me të vërtetë e bën jetën shumë më të lehtë”.

Duke folur teksa hipte në aeroplan për në Paris për të zgjedhur një veshje për Festivalin e Filmit në Kanë në studion e Jean Paul Gaultier, ajo shtoi: “Nëse do të më duhej të isha në një aeroport për dy orë me Cristianon, do të çmendesha. Dua të them që nuk mund të shkoja, preferoja të mos udhëtoja”.

Georgina zbuloi gjithashtu në dokumentar se ajo përdori transportin publik për të shkuar në dyqanin ‘Gucci’ ku u takua me Cristianon në vitin 2016.

Modelja dhe influencuesja, e cila u rrit në qytetin spanjoll Jaca, tha: “Shumë herë ai vinte pas punës dhe unë dilja pas orës 10 të natës”.

“Më kujtohet një herë ai erdhi me një ‘Bugatti’. Kolegët e mi të punës u çmendën. Do të shkoja atje me një autobus dhe do të kthehesha me një ‘Bugatti’. Njerëzit nuk mund ta besonin”, deklaroi Rodriguez.

Cristiano, i cili gjithashtu merr pjesë në dokumentar dhe pranon se e kuptoi shpejt se “Georgina ishte gruaja e jetës së tij”, dhe shtoi: “Për mua ishte ‘normale’ të thuash, sepse ajo ishte tashmë e dashura ime”.

“Ishte qesharake sepse e prisja jashtë dyqanit me këto makina të mrekullueshme që kam”, tha futbollisti.

Duke rrëfyer se nuk ishte dashuri me shikim të parë me Georginën, e cila rrit Alana Martinën 4-vjeçare dhe tre fëmijët e tij sikur të ishin të gjithë të saj dhe aktualisht është pesë muajshe shtatzënë me binjakë, Ronaldo shtoi: “Unë Nuk mendoj se në fillim do të ishte kaq e fortë dhe unë do të dashurohesha me të”.

“Nuk e prisja, sinqerisht. Por pas një kohe e ndjeva se ajo ishte e vetmja për mua”, tha portugezi. 

Image
Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat