Einxhel Shkira i nënshtrohet operacionit pas incidentit

Mediale Vip

Einxhel Shkira i nënshtrohet operacionit pas incidentit

Më: 28 janar 2022 Në ora: 13:27
Einxhel Shkira

Einxhel Shkira ka pësuar një incident të rëndë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ajo ka thyer krahun teksa ka qenë duke luajtur gjatë një loje të improvizuar në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.

Për pasojë, ajo u nis menjëherë drejt spitalit ku edhe po merr një trajtim më të specializuar.

Iconstyle bën me dije se prezantuesja është futur në sallën e operacionit pas thyerjes së krahut, pasi gjendja e saj është serioze.

Nga ana tjetër, banorët nuk e morën seriozisht dëmtimin e Einxhelit, madje ata nisën të qeshnin.

Arjola, Iliri dhe Monika vijuan të qeshnin edhe pasi Einxhel u dërgua drejt e në spital.

Ndërsa Donaldi dhe Beniada ishin mjaft të habitur lidhur me incidentin e rëndë të Einxhel.

Ata nuk po e besonin se çfarë po i ndodhte Einxhelit.

Kujtojmë që Einxhel Shkira krijoi një lidhje me DJ DAGZ brenda shtëpisë së BBV, ku edhe u komentua gjatë nga banorët por jo vetëm. Tashmë Einxhel vazhdon lojën e vetme pasi DAGZ u eliminua nga shtëpia vetëm pak javë më parë.

Moderatorja krijoi menjëherë armiqësi me Donaldin, pasi e akuzon atë për largimin e DAGZ nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat