Dj Dagz pas incidentit të Einxhelit: Ndihesha shumë i pafuqishëm

Mediale Vip

Dj Dagz pas incidentit të Einxhelit: Ndihesha shumë i pafuqishëm

Më: 28 janar 2022 Në ora: 21:47
Einxhel Shkira

Einxhel ka thyher krahun, gjatë një loje brenda shtëpisë së Big Brother Vip, e pas kësaj i është nënshtruar një operacioni, të cilin e ka kaluar me sukses.

E në spektaklin e BBV-së, për këtë incident, foli edhe i dashuri i saj, Dj Dagz i cili ishte gjithashtu banor i kësaj shtëpie, por u eliminua disa ditë më parë.

Ai tha se pas incidentit të Einxhelit, është ndjerë shumë i pafuqishëm, sepse s’mund t’i ndihmonte asaj.

Image
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz

Dagzi gjithashtu i falenderoi banorët për kujdesin që kanë treguar ndaj Einxhelit në këtë situatë.

“Besoj qe e keni parasysh se sa i pafuqishëm jam ndjerë unë nga jashtë, për shkak se s’kam mundur të ndërhy, ose të jem afër Einxhelit dhe është shumë e vështirë për mua, sepse nuk kisha fuqi me i ndihmu. I falenderoi banorët që i kanë ndihmu, edhe m’kanë bo me u ndi sikur kam qenë aty brenda”, u shpreh ai.

Tutje, Dj Dagz përmes një lidhje direkte foli me Einxhelin të cilës i uroi shërim sa më të shpejtë dhe ia riktheksoi se e do shumë.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat