Ish-banori sulmon produksionin e BBV ‘live’ në studio, Arbana Osmani merr vendimin urgjent

Mediale Vip

Ish-banori sulmon produksionin e BBV ‘live’ në studio, Arbana Osmani merr vendimin urgjent

Më: 28 janar 2022 Në ora: 23:08
Meridian Ramçaj ka sulmuar produksionin e Big Brother VIP

Meridian Ramçaj ka sulmuar produksionin e Big Brother VIP për informacionet që po futen brenda shtëpisë sa i përket Donald Veshajt.

Ai tha se produksioni duhet të jetë më i kujdesshëm sa i përket të ftuarve, pasi janë të shumta rastet kur ata kanë dhënë informacione.

Gjithashtu Ramçaj ka përmendur rastin e Romeos kur ai futi një 20 mijë lekësh dhe aty u tha se ishte një mesazh për Donaldin. Gjithashtu ish banori përmendi edhe këngëtarin Elgit Doda që i foli në vesh Donaldit, derisa nuk harroi edhe pjesën e Fifit javën e kaluar ku i tha se duhet të luftojë për ta fituar.

Kjo gjë padyshim nuk i ka pëlqyer Arbana Osmanit, e cila tha të gjitha monitorohen dhe se normale që do flitet kështu pasi është një format shumë i ndjekur.

Më tej Arbana nuk e la të flas dhe kaloi në publicitet.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat