Egzona tregon pse u afrua me Donaldin pasi doli Beatrixa

Mediale Vip

Egzona tregon pse u afrua me Donaldin pasi doli Beatrixa

Më: 30 janar 2022 Në ora: 19:51
Egzona Rafuna

E ftuar në “Big Brother Fan Club” ish-konkurrentja Egzona Rafuna, foli për raportin e shumëkomentuar me Donaldin, i cili siç u tha e penalizoi në lojën e saj. Ajo u pyet pse u afrua me Donaldin, pikërisht pasi u eleminua Beatrix dhe pranoi se edhe jashtë i afrohet njerëzve më të dobët emocionalisht. Egzona tregoi se nuk donte të bëhej bashkë me banorët që e sulmonin Donaldin dhe shtoi se në atë periudhë, aktori ka qenë sëmurë.

Më tej ajo preku pak edhe situatën me Trixën, e cila e përfshiu në një lojë.

“Unë e kam parë të nevojshme të afrohesha kur Triksa ishte keq. Edhe nëse ajo më penalizon nuk e kam me rëndësi sa kam njerzillëkun. Ngjarja me Triksën ndodhi tre ditë pasi në prime u trajtua që Egzona është futur në mes të tyre, prandaj ishte ai reagim. Më ka ardhur keq që Triksa po m’i thotë ato gjëra. Mendova për familjen time, se unë shoqërinë, familjen dhe karrierën i kam të shenjta”, tha Egzona.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat