Konfirmohet sezoni i dytë i “Big Brother VIP”!

Mediale Vip

Konfirmohet sezoni i dytë i “Big Brother VIP”!

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 22:20
Ilustrim

Lori ka folur për suksesin e formatit dhe ka zbuluar dhe qëllimin që ka pasur me krijimin e tij në Shqipëri.

Ky ishte qëllimi i “Big Brother Vip Albania”, që të lëmë çdo hall dhe për disa orë të merremi me diçka që na relakson. Unë kisha një pritshmëri të mirë pasi ky format gjithnjë ka patur sukses, por ka qenë habi e madhe si është pritur dhe sa impakt ka patur në publik. Kam kuptuar që njerëzit i kishte marrë malli për një “Big Brother Vip” të tillë.

Ndërkohë, Sara Hoxha na tregon se pse sipas saj një Big Brother me personazhe të famshëm përqafohet më shpejt nga publiku.

Është dhe koncepti VIP-a, pasi që javën e parë ti fillon krijon një afrimitet me dikë që e njihje edhe më parë, fansat janë apasionuar që javën e parë, që muajin e parë.

Ndërkohë pa mbaruar sezoni i parë, motrat Hoxha konfirmojnë sezonin e dytë të formatit, i cili bëri shumë bujë në vendin tonë.

"Do të kemi. Gjëra për të rregulluar ka gjithmonë, por mendoj se ka shkuar mirë. Jemi shumë të lumtura me suksesin e “Big Brother Vip Albania”."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat