Rita Ora jep lajmin e madh për fansat

Mediale Vip

Rita Ora jep lajmin e madh për fansat

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 07:50
Rita Ora

Rita Ora po nis një kapitull të ri. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë e regjistrimit BMG.

Artistja kishte nënshkruar më parë me “Atlantic Records”, ku shënoi hitet e saj më të mira duke përfshirë “Anywhere” dhe “Let You Love Me”.

Lajmin se do të jetë pjesë e kompanisë BMG e bëri me dije përmes një postimi në Instagram. Rita, albumi i fundit i së cilës “Phoenix” u publikua në vitin 2018, tha se po punon për muzikë të re dhe mezi pret ta ndajë me fansat e saj.

Publikimi i saj i fundit ishte në vitin 2021, një EP të cilin ajo e quajti Bang.

“Dua t’i them një falenderim të madh për ekipin e mrekullueshëm të Atlantic Records, pasi jam shumë krenare për udhëtimin tonë të jashtëzakonshëm së bashku dhe nuk do ta harroj kurrë ditën kur vendosëm rekordin e listës në Mbretërinë e Bashkuar për më shumë këngë në Top 10.”, shkruan Rita ndër të tjera.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat