Shpërthen në lot Iliri, çfarë e preku kaq shumë finalistin e BBV?

Mediale Vip

Shpërthen në lot Iliri, çfarë e preku kaq shumë finalistin e BBV?

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 17:37
Ilir Shaqiri

Pas më shumë se 100 ditë brenda shtëpisë së 'Big Brother VIP' banorët tashmë janë rënduar shumë psikologjikisht dhe kanë mall për familjarët e tyre.

Ditën e sotme ka qenë Iliri ai që është surprizuar teksa ka dëgjuar në shtëpi këngën e vajzës së tij.

Kënga daton para disa kohësh por kjo nuk e pengoi Ilirin që të çmallej dhe të ndjente zërin e saj.

Me lot në sy, ai i prezantoi banorët me kontektin dhe prapaskenat që ky produksion përfaqson.

Banorët e tjerë u përpoqën t'i gjendeshin pranë në këtë moment të bukur dhe delikat për të.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat