Nëse BB VIP do shtyhej edhe 1 muaj, do pranonte që Iliri të qëndronte? Ja çfarë thotë bashkëshortja e balerinit

Mediale Vip

Nëse BB VIP do shtyhej edhe 1 muaj, do pranonte që Iliri të qëndronte? Ja çfarë thotë bashkëshortja e balerinit

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 09:52
Ilir Shaqiri dhe Emanuela Morini

Emanuela Morini dhe Emily Shaqiri ishin mëngjesin e sotëm në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up” në Top Channel. Bashkëshortja dhe vajza e Ilirit Shaqirit zbuluan se si e pritën lajmin që balerini ishte një nga finalistët e parë të “Big Brother VIP”.

“Me britma gëzimi, po dridheshim sepse nuk e dimë se çfarë pëlqen publiku. Gjërat ndryshojnë sipas dinamikave në shtëpi Jemi të lumtura”, thanë ato.

Të pyetura se si ka qenë kjo periudhë pa Ilirin në shtëpi, Emanuela dhe Emily u shprehën se ka “qenë vështirë”.

“Kanë qenë të vështira, sepse ndihet mungesa e babait. Por ne jemi të forta”, tha Emily, ndërsa bashkëshortja e Ilirit shtoi: “Kemi ndarë detyrat me Ilirin dhe tani jam vetëm, ka qenë paksa e vështirë. Kur të kthehet Iliri unë kam nevojë të shkoj me pushime”.

Pjesë nga intervista:

Gazetarët: Emily, kur Iliri ka dëgjuar këngën tënde është prekur, ti si e përjetove?

Emily: Nuk është e bukur kjo gjë se më merr malli edhe mua, qaj edhe unë. Duhet edhe dy javë që të mbaroj dhe me zor po pres

Gazetarët: Për çfarë të pyesin shokët dhe shoqet në lidhje me babanë?

Emily: Kur do mbarojë? Si po shkon? Bëjnë tifo për të. Miqtë e mi e njohin dhe e dinë se sa i mirë që është.

Gazetarët: Emanuela, nëse do të jepej lajmi se BB VIP do të shtyhej për një muaj, do pranoje?

Emanuela: Jo. A nuk u lodhët ju duke e parë? Le të vij një herë në shtëpi, pastaj të rikthehet aty

Gazetarët: Emily, ke menduar ti dedikosh një këngë babait?

Emily: Do të jetë një surprizë. Kam menduar, pasi im atë është një nga figurat më të rëndësishme në jetën time. Ai dhe mami, kam menduar.

Emanuela: Ekziston një projekt që e kemi ndër mend, por tani Emily është mes shkollës dhe punës. Është në një projekt filmi, në kërcim dhe kanto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat