“As lotët s’dijnë ta qajnë më pikëllimin për ty”, Fiona Gllavica kujton nënën e ndjerë

Mediale Vip

“As lotët s’dijnë ta qajnë më pikëllimin për ty”, Fiona Gllavica kujton nënën e ndjerë

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 11:26
Fiona Gllavica

Aktorja e serialit “Çka ka shpia” ka bërë një dedikim emocionues për nënën e saj.

Fiona Gllavica  ka ndarë një imazh të nënës në profilin zyrtar në Instagram teksa ka shkruar edhe disa fjalë për të.

Aktorja kosovare e përshkruan mallin që ka për të emën derisa shton se ajo është në çdo vend dhe çdoherë ia ndjen mungesën.

Theksojmë se, figurat publike shpesh ndajnë fotografi të cilët i kujtojnë familjarët e tyre që nuk jetojnë më.

Postimi i plotë i Fiona Gllavicës:

Përkujtim prej zemreKoha i ka bë vend viteve, fjalët s’dijnë ta përshkrujnë e as lotët s’dijnë ta qajnë më pikëllimin për ty nanë. Por, kujtimi e fotografia jote në ngjarjen tonë është sa vet jeta. Ti je gjithku, në çdo prezencë, festë, darkë, buzëqeshje, përqafim, lutje.Kemi mësuar që mungesa nuk e zbeh shenjtërimin e nanës, ajo e ka muros përjetësisht ndriçimin e saj në orët tona. Edhe drita ia kishte zili.Gjithë këto emocione: pranvera e pas dimrit, rrezja e parë e diellit që hy në dhomën e fēmijës të posalindur, fruti i parë i pjekur, loja e parë para publikut, puthja e parë e dashnisë, por asgjë më të bukur e më të ndjeshëm se përqafimi i nanës s’paska pas.Të kërkojmë ne cdo cepë, skaj, dhomë, park me lule , në ujë , në qiellë.. Por, vazhdojmë të të gjejmë vetëm kur mbyllim sytë.Pusho e qetë mbi re! Të duam përgjithmonë.

Ndryshe, pas përfundimit të programit “Çka ka shpia” e cila kishte rolin “Pajtesa”, nuk dihet nëse aktorja ka nisur të luajë ndonjë rol të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat