Kledi: Sapo jam ndarë, dua të marr frymë

Mediale Vip

Kledi: Sapo jam ndarë, dua të marr frymë

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 08:48
Kledi Hysa dhe Sheila

Kledi Hysa, një nga ish konkurrentët e Big Brother VIP ka habitur me deklaratën e tij në ‘Pardon My French’ duke thënë se është beqar.

Ai foli për gjithçka, teksa hodhi poshtë edhe thashethemet për një lidhje të mundshme mes tij dhe Sheilës. Por çfarë ka ndryshuar nga dalja e Kledit nga shtëpia e “BBV”?!

“Për mua ka ndryshuar gjithçka, rutina, vendi, gjuha. Jeta jashtë ka qenë e planifikuar, me plane, me regjim. Këtu është ndryshe. Këtu koha më pëlqen shumë, gjallëria, kafja, gjuha”, tha ai.

Ndër të tjera, Kledi foli edhe për jetën e tij sentimentale, aq shumë të komentuar që nga qëndrimi i tij në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.

“Për momentin nuk jam në një lidhje! Sapo jam ndarë, dua të marr pak frymë… Unë Sheilën e njoha rastësisht në Big Brother. Pas daljes erdhi videoklipi që më ofroi ajo. U ndjeva shumë mirë, tema më pëlqeu, jam model dhe aktor dhe tregova talentin që kisha. Afrimitet në klip kishim, jashtë klipit jo”, u shpreh Kledi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat