Tani rrëfen historinë personale me këngëtaren e famshme shqiptare

Mediale Vip

Tani rrëfen historinë personale me këngëtaren e famshme shqiptare

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 10:52
Tan Brama

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Tan Brama ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Pardon my French”. Ndër të tjera ai u pyet dhe rreth sherrit të Einxhelit me Donaldin, ku moderatorja tha se ai nuk e ka paguar.

Nisur nga ky rast, Tani rrëfeu një histori të tij personale. Ai tha se një këngëtare e njohur shqiptare, e cila vetëquhet divë, nuk e ka paguar.

“Kam patur 2-3 raste. Rasti më i fundit ishte në qershor me një divë që vetëquhet. Kishte dhe një koncert para dy- tre muajsh.


As familjen nuk e çova në pushime duke u marrë me të. Duhet ta paguash tjetrin, jo ti hedhësh një vlerë qesharake. Kur e ke mikeshë ose mik nuk e diskuton paraprakisht. Pastaj më tha shiko se nuk kam mundësi, dështova. Më premtoi që do më merrte sërish, në koncertin tjetër kishte marrë dy të tjerë, miqtë e mi”, u shpreh koreografi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat