Armina Mevlani e përjashton Einxhel kategorikisht nga fitorja e BBV

Mediale Vip

Armina Mevlani e përjashton Einxhel kategorikisht nga fitorja e BBV

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 13:42
Einxhel Shkira dhe Armina Mevlani

Mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” drejtueset e emisionit kanë bërë parashikimet e tyre për fituesit e “Big Brother VIP”.

Armina Mevlani bëri parashikimin e saj dhe më dëshirë do donte të fitonte Iliri. Ndërsa përjashtoi kategorikisht nga çmimi Einxhel.

“Këtë Einxhel po e heq se nuk më pëlqen fare. Për mua e fiton Iliri për artistin që është dhe kontributin e tij. Ai është shumë i suksesshëm, ia ka nisur nga zero dhe ka arritur të bëjë emër në një vend të huaj”,- tha ajo.

Dalina Buzi zgjodhi Donaldin si fitues, Rita Petro zgjodhi Monikën, ndërsa Fatma Haxhialiu tha se do donte ta fitonte Beniada.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat