Vendi i pazakontë, ku Mihrija dhe Naimi kanë dhënë puthjen e parë

Mediale Vip

Vendi i pazakontë, ku Mihrija dhe Naimi kanë dhënë puthjen e parë

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 21:36
Mihrije Braha dhe Naim Abazi

Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku, pavarësisht viteve që ikin. Ata kanë folur vazhdimisht për jetën dhe karrierën e tyre. Mirëpo, këtë të herë të ftuar në emisionin “Reload”, dyshja kanë treguar se kanë plot 37 vite të lidhur dhe sivjet festojnë 30-vjetorin e martesës.

Sakaq, Naimi dhe Mihrija zbuluan se e dhuruan puthjen e parë në një makinë të shkatërruar. Moderatori shpjegoi se ndodhi rastësisht dhe kjo është arsyeja pse qëlloi që puthja e parë të ndodhte aty.

“Vetura qëlloi aty, ne shkuam te vetura, dhe unë i thash Mihrijes: ‘Të dua’, edhe ajo në një moment u kthye dhe më tha: ‘Për hajr të qoftë’”, tregoi Abazi.

Naimi dhe Mihrija kanë nga martesa e tyre, një fryt që është djali i tyre i vetëm, Platori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat