Kledi Kadiu bën gjestin e papritur për Ilir Shaqirin pak ditë para finales

Mediale Vip

Kledi Kadiu bën gjestin e papritur për Ilir Shaqirin pak ditë para finales

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 08:24
Kledi Kadiu

Kledi Kadiu dhe Ilir Shaqiri janë dy balerinët shqiptarë që kanë bërë emër në Itali falë punës këmbëngulëse të tyre.

Ndryshe nga sa është thënë në media disa kohë më parë, Kledi Kadiu dhe Ilir Shaqiri nuk i kanë dhënë fund miqësisë mes tyre.

Këtë e tregoi mbrëmë përmes një videomesazhi balerini Kadiu, i cili i uroi fitoren mikut të tij.

Kadiu tha se e sheh Ilirin fitues, dhe i vuri në pah atij durimin.

“Edhe nëse nuk fiton, rri i qetë se ke marrë pëlqimin e publikut shqiptar gjithandej”, u shpreh Kadiu.

Personazhet e tjera që u shprehën pro Ilirit ishin Klaudia Pepa, Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Lei Kraja, Armina Mevlani apo Irma Libohova.

Po ashtu kishte një mesazh për balerinin shqiptar nga një përfaqësues i Amiçit në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat