Arbana Osmani zbulon se i ka gati opinionistët për Big Brother Vip 2

Mediale Vip

Arbana Osmani zbulon se i ka gati opinionistët për Big Brother Vip 2

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 14:53
Arbana Osmani dhe Arbër Hajdari

Sot është një ditë e veçantë për opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdari, pasi feston ditën e lindjes.

Në mesin e urimeve bie në sy ajo i bërë nga prezantuesja e formatit, Arbana Osmani. Moderatorja ka uruar Arbrin përmes disa fotografive të publikuar në rrjete sociale dhe zbulon se kush do e zëvendësojë në “Big Brother 2”.

Në fund të kolazhit me foto, moderatorja ka postuar një video ku në panel, ndodhen Arbri, Sara dhe Edi. Sipas Arbanës, regjisori, njëherazi dhe partneri i saj, do jetë opinionisti.

“Gëzuar ditëlindjen Arbër Hajdari, ke qenë super opinionist por mëso kush do të të zëvendësoje vitin tjetër”, shkruan Arbana teksa në video fokuson Edin.

Nuk dihet nëse kjo është ndonjë shaka e moderatores, apo me të vërtetë vitin e ardhshëm do të shohim Edin, regjisor i formatit aktual në panelin e opinionistëve.

Image
Edi, Sara dhe Arbri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat