Iliri apo Donaldi? Meridiani bën deklaratën e papritur

Mediale Vip

Iliri apo Donaldi? Meridiani bën deklaratën e papritur

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 00:02
Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj

Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e Big Brother Vip.

Ish banori Meridian Ramcaj i ftuar në News24 komentoi për moderatoren Anila Çela rrugëtimin e çdo finalisti duke zbuluar dhe të preferuarin e tij.

“Kur kam hyrë në shtëpi unë kam qenë një nga personat që kam mbështetur më së shumti Donaldin, por unë arrita ti shikoja brenda. Unë i vlerësoj konkurrentët nga ajo çfarë kanë bërë brenda shtëpisë dhe jo nga ajo që kanë bërë jashtë, por edhe nëse i vlerësojmë nga ajo që kanë bërë jashtë, asnjë nuk është më i arrirë se Iliri. Iliri është njeriu që ka debatuar me të gjithë. I kanë dalë të gjithë kundra dhe të gjithë janë “falur” sërish te ai. Ka qenë i drejtë, ka qenë i fortë, ka qenë i prerë. Ka patur opinione për secilin dhe nuk ka ndryshuar.

Për atë që ka dhënë për atë shtëpi, unë mendoj se do fitoj Iliri. Është bërë si fushatë, nuk fitohet ky format duke bërë telefonata me presione, apo duke marrë personazhe publike për mbështetje” – komentoi ish banori i BBV.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat