“Sabianit i kam bërë bllok, kurse me Arjolën…” Monika tregon çfarë ka ndodhur me miqësitë e “Big Brother VIP”

Mediale Vip

“Sabianit i kam bërë bllok, kurse me Arjolën…” Monika tregon çfarë ka ndodhur me miqësitë e “Big Brother VIP”

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 09:32
Arjola, Monika dhe Sabiani

Iliri, Monika, Arjola dhe Sabiani që në javët e parë të “Big Brother VIP” u bënë shumë miq. Ata kalonin shumë kohë bashkë dhe dukej se edhe mosha iu përputhej me karakterin, siç kanë pranuar edhe vetë.

Të gjithë e mbajnë mend skenën e famshme te krevatet kur ata bënin plane rreth nominimeve dhe i quanin banorët e tjerë “dele”. Apo pemën e famshmë të Ilirit në Siçili që është referencë për Donaldin, Semin dhe Kledin. Pakkush mund ta mendohet atëherë se marrëdhëniet mes tyre do kriseshin.

Ishin Monika dhe Iliri ata që gradualisht filluan të kishin grindja duke arritur më pas te debatet me tone të ashpëra, akuza të rënda e shaka fyese. Megjithatë, ata e balanconin raportin e tyre pasi në “Prime” debatonin, e gjatë javës afroheshin e shkëmbenin ironi.

Mirëpo, prishja e raporteve me Ilirin duket se ka sjellë përplasje për Monikën edhe me Arjolën dhe Sabianin. Ky i fundit e quajti aktoren “tradhtare” nga studio e “Big Brother” pak javë më parë, sepse ajo zgjodhi të shpëtonte në zinxhir Beatrix dhe jo Ilirin.

Ndërkohë, me Arjolën që ka qenë shumë e lidhur brenda shtëpisë, teksa ishin të ftuara pas daljes në “Fan Club” u vu re edhe një krisje mes tyre. Monika i tha Arjolës “Të dua”, por nuk mori asnjë reagim prej saj, qoftë edhe një mimikë.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Monika tregoi se flet me Arjolën, ndërsa Sabianit i ka bërë bllok.

“Dje kemi fol me Arjolën. I kam thënë “Si je” dhe e kam pyetur për fëmijët. Është bërë një keqkuptim. Jo se nuk flasim apo kemi mëri. Përkundrazi, tek ajo kam gjetur mbështetje sepse ka qenë pranë meje në shumë momente të vështira. E vetmja gjë që mua më ka lënduar ka qenë ajo që më tha Sabiani, “tradhtare”, gjë që përkeqësoi lidhjen tonë dhe  dha një mesazh shumë të keq për mua. Sabiani i kam bërë bllok dhe me Sabianin që kam ndenjur pafund e më ka thënë pafund fjalë të mira, të vijë të më thojë këto fjalë? Nuk i takonte. Sot nuk i them asgjë.”-tha ajo.

E për marrëdhënien e shumëpërfolur me Ilirin, Monika sqaroi se është ndjerë e zhgënjyer. Madje sipas saj, lezetin Ilirit ia ka dhënë pikërisht ajo.

“Ilir është strateg. I ka bërë mirë llogaritë. Duhet të kuptoni nëse nuk do i jepte Monika lirinë dhe gëzimit, Iliri do të lante vetëm enët,”– tha në fjalën e saj Monika Lubonja.

Ndërsa e pyetur se kujt ia uron fitoren, Monika mbështeti Donaldin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat