Dagz bën dedikim romantik për Einxhel

Mediale Vip

Dagz bën dedikim romantik për Einxhel

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 07:39
Einxhel dhe DJ Dagz

Einxhel Shkira ka përfunduar rrugëtimin e saj në Big Brother VIP si finalistja e tretë.

Por, moderatorja e njohur përveç që arriti deri në finale ajo gjatë eksperiencës së saj brenda shtëpisë së famshme ka nisur po ashtu një lidhje dashurie.

Einxhel dhe DJ Dagz janë ndër tre çiftet e krijuara brenda Big Brother VIP, ndërsa sonte (18 shkurt) ata janë takuar pas disa javësh larg njëri-tjetrit.

Menjëherë pas takimit të tyre në studiot e spektaklit, ishte Dagz ai që ka bërë dedikimi për partneren e tij.

“Prekja e dorës”, ka shkruar DJ i njohur nga Kosova në postimin në Twitter ku shihet dorë për dore me Einxhel.

Ndërkohë, çmimi i madh do të vendoset mes aktorit Donald Veshaj dhe balerinit Ilir Shaqiri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat