Iliri i fitoi 100 mijë €, Donaldi ka një kërkesë

Mediale Vip

Iliri i fitoi 100 mijë €, Donaldi ka një kërkesë

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 13:52
Donaldi

Publiku me votat e tij zgjodhi fitues të “Big Brother Vip” Ilir Shaqirin, i cili njëkohësisht është edhe fitues i çmimit të madh.

Mërzitja e Donaldit në lidhje me këtë fakt nuk mund të mos vihej re.

Aktori pas humbjes dhe pasi pa Ilirin me çekun e 100 mijë euroshit në dorë, me lot në sy i tha Arbanës: “Më jepni dhe mua atë 10 mijë euroshin se i harroni këto të voglat, se do bëj kuzhinën me këto”, ka thënë Donaldi.

Batutë që shkaktoi shumë të qeshura në studio tek ish-banoret dhe publiku. Donaldi ndërkohë tha se e priste që të mos fitonte çmimin e madh.

“Të them të drejtën kisha një parandjenjë që nuk do të fitoja çmimin e madh të këtij edicioni të Big Brother. Do i marr më të mirën, kjo është jeta”, tha ai ndër të tjera.

Kujtojmë që mbrëmja e djeshme ka qenë me shumë emocione deri në fund, duke i bërë të gjithë të presin me shumë ankth emrin e fituesit.

Pas fitores së Ilir Shaqirit të çmimit të madh të Big Brother VIP Albania, ka folur edhe konkurrenti i tij në finale Donald Veshaj.

Donaldi tha se ai pak a shumë e priste që Iliri të triumfonte, por gjithsesi u shpreh i kënaqur për eksperiencën e kaluar në Big Brother VIP Albania.

Donaldi falënderoi të gjitha ata që e kanë mbështetur përgjatë eksperiencës së tij në shtëpinë e famshme të cilën e cilësoi si një përvojë unike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat