“Do më kishin lënë mendtë”, Erioni sqarohet me Mikelën: Të kërkoj falje

Mediale Vip

“Do më kishin lënë mendtë”, Erioni sqarohet me Mikelën: Të kërkoj falje

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 22:39
Erioni, Mikela

Erioni dhe Rrushja shfaqën shumë afrimitet në takimin e tyre, gjë që nuk i pëlqeu aspak Mikelës. Ajo la studion dhe pas saj shkoi Erioni duke lënë në mes takimin me Rrushen.

Në Për’puthen Prime kanë pasur përballje pasi Mikela dëshiron të dijë se ku qëndron Erioni. Ndër të tjera, Erioni i tha se po të kishte qenë në vendin e Mikelës, do kishte agravuar më shumë situata prej nervozizmit.

Erioni: Dua ta nis këtë përballje me një kërkim falje për mënyrën se si u solla. Isha i agravaur dhe i nervozuar, por jo cdo gjë që kishte të bënte me ty. Arsyeja pse u nervozova kur dole jashtë ishte se cdo vendim që e merrni ju, e pësoj unë. Pika tjetër është kur the që ai djalë nuk ndjen për mu, ku bazohesh?

Mikela: Tek sjelljet e takimet e tua.

Erioni: Ti mendon se nuk ndjej asgjë për ty? Kjo është absurde. Për 4 muaj je pas meje e jam pas teje. Kemi pasur momente të mira e nervozizmi. Edhe kur kemi pasur distancim, kemi provokuar njëri-tjetrin.

Mikela: E ke menduar ndonjëherë të jesh në këpucët e mia? Të jesh i deklaruar dhe të më shohësh mua në takim me të tjerë?

Erioni: Po e kam vendos. Unë po ta shihja atë, do më kishin lënë mendtë. Jo vetëm do kisha lënë studion, por emisionin. Që kur kam ardhur, pëlqimin që e kam shprehur për ty e kam pasur dhe vijoj ta kem real. Edhe për tjetrën kam imitim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat