Donaldi mbrëmë i dërgoi mesazh Ilirit? Ja çfarë tha ai në koncertin e Fifit

Mediale Vip

Donaldi mbrëmë i dërgoi mesazh Ilirit? Ja çfarë tha ai në koncertin e Fifit

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 09:18
Donald Veshaj

Donald Veshaj mbrëmë ishte i ftuar special në koncertin e Fifit dhe Elgitit.

Meqë ishte dalja e parë publike pas finales së të premtes, nuk munguan imazhet dhe videot e shumta nga Donaldi.

Ai u ngjit po ashtu në skenë ku u pa duke vallëzuar me mikun e tij Elgitin, madje shijuan bashkë sërish këngën “TL”.

Donaldi po ashtu pas fitores së Ilirit mbrëmë nuk e humbi shansin t’i thotë disa fjalë.

“Të gjithë kanë mënyrën e vet të të fituarit, doni ta shikoni cila është mënyra ime? Kjo është mënyra ime”, shprehet ai në videon ku shihet publiku duke brohoritur me të madhe për aktorin Veshaj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 🤘 ARTIST (@donaldveshaj)

Ai e shijoi mbrëmjen e së shtunes pa Trixën, por si zakonisht me Romeon dhe shoqërinë e tij ku nuk mungoi as reperi Mozzik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat