“Donaldin e penalizoi dashuria e madhe që la jashtë me Borën”, deklarata e fortë e deputetes

Mediale Vip

“Donaldin e penalizoi dashuria e madhe që la jashtë me Borën”, deklarata e fortë e deputetes

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 23:04
Donald dhe Bora

“Big Brother VIP” është kthyer tashmë në një fenomen, ku po flitet kudo. Rivaliteti Ilir-Donald po vazhdon të komentohet nga të gjithë, pavarësisht çmimit të madh të fituar nga balerini.

Më e fundit, është deputetja Grida Duma, e cila është shprehur në “Open” se siguria që Iliri ka reflektuar që në fillim kur u bë pjesë e “Big Brother VIP” e ka favorizuar për të fituar.

Sipas Dumës, Donaldin e ka penalizuar pasiguria në dashuri që la jashtë lidhjen me moderatoren Bora Zemani dhe pastaj që nisi brenda me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

“Iliri reflekton siguri, ka mbajtur të njëjtën status quo. Edhe dashuria nuk shihet dot pa sigurinë. Ideja që Donaldi hyri me një dashuri të madhe të lënë jashtë, pastaj ajo që nisi brenda, por prapë ishte i pasigurt”, tha deputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat