Monika Lubonja në post Big Brother VIP: Jam lënduar e zhgënjyer disa herë nga Iliri

Mediale Vip

Monika Lubonja në post Big Brother VIP: Jam lënduar e zhgënjyer disa herë nga Iliri

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 21:38
Iliri, Monika dhe Donaldi

Raporti i banorëve Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja është komentuar shumë nga publiku për shkak të miqësisë së tyre me uljet dhe ngritjet gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në shtëpi.

Edhe pse në fund të programit u duk sikur gjërat mes tyre ishin qetësuar, së fundmi ata kanë bërë disa deklarata për njëri-tjetrin, me ç’rast u zbulua se marrëdhënia e tyre nuk është edhe aq e mirë.

Gjatë përballjes në post Big Brother VIP, Monika tha se është lënduar e zhgënjyer disa herë nga balerini.

“Këto gjëra i kemi lënë pas”, tha Monika.

E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani se çfarë do të bënte ndryshe, nëse do të ripërsëritej kjo eksperiencë, Lubonja tha: “Do t’i jepja akoma kohë Ilirit që të njihte Monikën, jam po e njëjta dhe jashtë kësaj loje”.

“Pavarësisht si janë ngritur opinionet edhe brenda dhe jashtë, për mua ka rëndësi Monika dhe Iliri, si është Monika për Ilirin dhe si është Iliri për Monikën”, u përgjigj më tej aktorja.

Nga edicioni i parë i BBV fitues vlen të ceket se u shpall Iliri, ndërsa në vendin e dytë u pozicionua Donald Veshaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat