Charlize Theron kërkonte mbrojtje në sheshxhirim nga kolegu ‘agresiv’ Tom Hardy

Mediale Vip

Charlize Theron kërkonte mbrojtje në sheshxhirim nga kolegu ‘agresiv’ Tom Hardy

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 21:51
Charlize Theron

Aktorët Charlize Theron e Tom Hardy kanë pasur një marrëdhënie eksplozive gjatë xhirimeve të filmit legjendar të aksionit “Mad Max: Fury Road” e cila shpesh degradonte në ulërima e të shara që habisnin drejtuesit dhe kastin e produksionit.

Në një dokuemtar të ri tregohet sesi marrëdhënia e tyre e punës  funksdiononte me të shara nga më të pistat, ku Theron ofendonte Hardy me të gjithë fjalorin e gjindshëm kur e linte të priste bashke me kastin në sheshxhirim.

Pohimet bëhen nga gazetari i ‘New York Times’, Kyle Buchanan në librin e ri të titulluar “Historia e Egër dhe e vërtetë e filmit Mad Max: Fury Road.

Në disa pjesë të tij të publikura nga revista Vanity Fair, produksioni tregon sesi Theron, tashmë 46 vjeçare, mbante gjithnjë një producente femër si mbrojtje ndaj Hardy.

Hardy luante rolit e pesonazhit titullar, i cili në tre seritë e para të fillmit luhej nga Mel Gibson. Kurse Theron ishte luftëtarja e re ‘Imperator Furiosa’, një prej ish-komandateve të perandorit të negativ Immortan Joe (i luajtur nga Hugh Keays-Byrne) e cila më pas kthehet kundër shefit të saj dhe bashkohet me Max.

Aktorja dublante Natascha Hopkins, tregon në libër sesi Theron nuk preferonte të humbiste kohë në sheshxhirim, pasi ishte gjithashtu një nënë dhe duhet të ndante kohën me fëmijën.

Por operatori Mark Goellnicht kujtonte sesi Hardy vinte shpesh me vonesë në xhirime prandaj Theron në prej rasteve e priti kolegun më shumë se dy orë në vendin e xhirimit, megjithë kostumin dhe grimin e skenës filmike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat