Aktorja e famshme dëshiron të heqë dorë nga kujdestaria e prindërve

Mediale Vip

Aktorja e famshme dëshiron të heqë dorë nga kujdestaria e prindërve

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 23:32
Amanda Bynes

Aktorja Amanda Bynes po kërkon t’i japë fund kudjestarisë së saj 9-vjeçare dhe këtë po e bën me miratimin e prindërve të saj.

Bynes paraqiti një peticion të mërkurën në Gjykatën e Lartë të Qarkut Ventura në California për t’i dhënë fund kujdestarisë së saj dhe pasurisë.

Një seancë dëgjimore për këtë çështje është caktuar për 22 mars, sipas dosjes gjyqësore.

David Esquibias, një avokat për Bynes, tha se ajo beson se gjendja e saj është përmirësuar dhe nuk ka më nevojë për “mbrojtjen e gjykatës”.

Një avokat i prindërve të Bynes tha se ata nuk do të marrin pjesë në seancën virtuale, por ata mbështesin vendimin e vajzës së tyre dhe do të pajtohen me kërkesën e saj për t’i dhënë fund kujdestarisë.

“Prindërit janë të lumtur, të emocionuar për të marrë këtë lajm të mirë,” tha avokatja Tamar Arminak në një intervistë telefonike të premten. “Profesionistët thonë se ajo është e gatshme të marrë vetë zgjedhjet dhe vendimet e jetës dhe janë shumë krenarë për të. Ata e mbështesin vendimin e saj për t’i dhënë fund kujdestarisë.”

Bynes, ka qenë nën kujdestarinë e prindërve të saj, Lynn dhe Rick Bynes, që nga viti 2013, si rrjedhojë e çështjeve të abuzimit me substancat dhe problemeve ligjore.

Dokumentet e gjykatës thonë se gjatë viteve të fundit, Bynes ka bërë përparime të rëndësishme dhe “dëshiron të jetojë e lirë nga çdo kufizim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat