Kim tregon se ç’mendon për faktin që e dashura e re e Kanye-s është një sozi e saj

Mediale Vip

Kim tregon se ç’mendon për faktin që e dashura e re e Kanye-s është një sozi e saj

Më: 2 mars 2022 Në ora: 08:03
Kim/ Chaney

Kanye West është tani në një lidhje të re me modelen Chaney Jones, e cila bëri bujë në media për shkak të ngjashmërisë së saj me Kim Kardashian – madje edhe stilin e veshjes e kanë njësoj.

HollywoodLife foli me një burim të afërt me Kim, i cili tha se Kim është "mjaft e lehtësuar" nga muza më e re e Ye.

“Kim ka parë foto të Chaney-t dhe mendon se Chaney duhet të jetë vetëm vetvetja dhe të mos përpiqet ta imitojë atë”, tha burimi. “Por, nëse kjo është ajo që Chaney dëshiron të bëjë për të marrë vëmendjen që po kërkon, ose për të fituar Kanye-n, le ta bëjë. Fokusi i Kim për momentin është vetja, fëmijët e saj dhe marrëdhënia me Pete.”

Sipas një burimi të dytë, Kim-it i bëhet qejfi që Chaney frymëzohet nga stili i saj.

“Kim e di që ajo konsiderohet si një ikonë e modës, kështu që fakti që kaq shumë gra, përfshirë Chaney-n, përpiqen ta imitojnë atë, është diçka për të cilën Kim-it i bëhet qejfi. A mendon Kim se është pak e çuditshme që Kanye ka dalë me disa gra që i ngjajnë asaj? Po, e mendon”, tha burimi. “Shumica e grave në situatën e Kim-it ndoshta do të ndiheshin në të njëjtën mënyrë. Por për sa i përket ndjenjave të saj, Kim nuk ka kohë apo energji për t'u shqetësuar se me kë po kalon kohë Kanye."

Një burim tjetër tha më parë se për Kardashian pak rëndësi ka me kë del Kanye, ajo thjesht dëshiron që të jetë një person i mirë, sepse ajo grua do të jetë më pas pjesë e jetës së Kimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat