Kanye refuzoi të firmosë dokumentat që i japin Kim-it statusin beqare, ja çfarë u vendos në gjykatë

Mediale Vip

Kanye refuzoi të firmosë dokumentat që i japin Kim-it statusin beqare, ja çfarë u vendos në gjykatë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 23:54
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kërkesa e Kim Kardashian për t’u shpallur ligjërisht beqare është miratuar. Vendimi gjithashtu nënkupton se Kim nuk do të ketë më mbiemrin e Kanye West.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se procedurat e saj ligjore për divorcin kanë përfunduar. Ky vendim thjesht do të thotë se statusi i saj do të mbetet ‘beqare’, teksa ajo vazhdon të rregullojë gjërat me ish-bashkëshortin Kanye, për divorcin.

Ky vendim u mor nga gjykatësi i saj, ndërsa ylli i “Keeping Up With The Kardashians” dha gjithashtu një dëshmi të shkurtër përmes “Zoom”-it.

Vendimi i gjykatës vjen një ditë pasi Kanye ka ndryshuar avokatët e tij të cilët merren me çështjen e divorcit. Christopher C. Melcher nuk përfaqëson më reperin dhe ky i fundit është zëvendësuar me Samantha Spector.

Javën e kaluar, Kanye bëri një përpjekje të fundit për të mos shpallur ish-bashkëshorten e tij beqare.

Kanye paraqiti dokumente ligjore, duke kundërshtuar pretendimet e Kim-it se ai “kishte dhënë shumë dezinformata në lidhje me çështjet private dhe bashkëprindërim në mediat sociale”.

Dokumentet pretendojnë se Kim nuk mund të vërtetojë se reperi ishte ai që shkruajti postimet e përmendura në mediat sociale.

Në mesin e disa prej këtyre postimeve, ai ka sulmuar të dashurin e saj, Pete Davidson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat