Bora Zemani merr dhuratën e veçantë në mes të emisionit

Mediale Vip

Bora Zemani merr dhuratën e veçantë në mes të emisionit

Më: 10 mars 2022 Në ora: 10:01
Bora Zemani

Dy puntatat e fundit të emisionit të dashurisë, “Për’puthen”, kanë qenë pjesërisht të dedikuara për festën e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Gjatë ditës së 8 Marsit, shumë nga konkurrentët morën mesazhe dhe dedikime të bukura nga nënat e tyre, duke krijuar një atmosferë prekëse në studio e duke dhuruar emocione të forta.

Ndërkohë ditën e djeshme, ishte pikërisht moderatorja e programit, Bora Zemani, e cila do të emocionohej nga një surprizë e këndshme. Ka qenë pikërisht një nga konkurrentet në panelin e vajzave, Laureta Zyba, e cila vendosi t’i bëjë asaj një dhuratë të veçantë.

Ajo i shkroi një dedikim moderatores duke e uruar për 8 marsin, e duke i thënë se ishte një frymëzim dhe motivim për të qenë një nënë e shkëlqyer.

“Dua të them se je një femër me karakter shumë të fortë, aq të fortë sa na motivon edhe ne se si të mbrojmë veten, si mund t’ia dalim edhe ne. Shpresoj që edhe unë një ditë të jem një nënë kaq e shkëlqyer sa ç’je dhe ti. Urime 8 marsin e bukura Bora!”- shkruhej në dhuratën e Lauretës.

Teksa studioja u mbush me duartrokitje, Bora Zemani e falenderoi konkurrenten për dedikimin e bukur dhe të papritur në këtë puntatë festive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat