Aktori i njohur: Prindërit e mi dështuan me rritjen time

Mediale Vip

Aktori i njohur: Prindërit e mi dështuan me rritjen time

Më: 11 mars 2022 Në ora: 00:38
Ryan Reynolds me prindërit e tij

Autoironia e Ryan Reynolds mbetet një nga veçoritë e tij më të mira (duke lënë sharmin mënjanë). Gjatë një eventi ku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Blake Lively, ai tregoi një sërë anekdotash. Gjatë bisedës ai u kthye pak pas në fëmijëri dhe rrëfeu se ka shumë dhimbje mbi vete nga e shkuara, ndaj nuk do të jetë tepër i ashpër në filmat që luan.

“Prindërit e mi ishin dështim total. Ata gabuan shumë me mua dhe vëllezërit e mi."

Ryan e alternoi këtë tregim me disa batuta për filmat e ndaluar që kish parë në fëmijëri dhe më pas, duke u kthyer në seriozitet u shpreh se do donet shumë të kontaktonte me veten e tij si 12-vjeçar. “Jam ende shumë i nevrikosur si atëherë, por kur aktroj e fsheh. Brenda vetes ulëras, por askush se kupton dot. Ndaj moto ime është: Kokën lart, çdo gjë do jetë mirë”, u shpreh ai.

Megjithatë, Reynolds ka zbuluar shpesh se marrëdhënien me nënën e tij e ka shumë speciale dhe prej prindërve ka mësuar gabimet që s’duhet të bëjë me fëmijët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat