Prishet miqësia e Arjolës dhe Atdheut, veprimi i papritur i tyre

Mediale Vip

Prishet miqësia e Arjolës dhe Atdheut, veprimi i papritur i tyre

Më: 11 mars 2022 Në ora: 16:50
Arjola dhe Atdheu

Gjatë kohës që Arjola Demiri ishte pjesë e “Big Brother VIP” pati një debat me Antonela Berishën, ku u përmend edhe emri i Atdhe Xharavinës. Ky i fundit vendosi që të shkonte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe të përballej me ish-konkurrenten e “Për’puthen”.

Pasi foli me Antonelën, ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë kërkoi që të takonte edhe aktoren e njohur. Ata zbuluan se kishin vite që njiheshin dhe se ishin shumë miq.

Por duket se pas daljes nga shtëpia e BB VIP, gjërat mes tyre kanë ndryshuar. Përflitet se Atdheu dhe Arjola kanë prishur miqësinë mes tyre.

Madje Atdheu e hoqi Arjolën nga “Instagrami” para se të vendoste ta mbyllte përfundimisht atë. Nëse bëjmë një verifikim tek ndjekësit e Arjolës edhe aktorja i ka bërë ‘unfollow’ Atdheut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat