Justin Bieber nuk u largua për asnjë moment nga Hailey kur ajo u shtrua në spital

Mediale Vip

Justin Bieber nuk u largua për asnjë moment nga Hailey kur ajo u shtrua në spital

Më: 16 mars 2022 Në ora: 08:19
Justin Bieber dhe Hailey

Hailey pati një problem shumë serioz shëndetësor, që më vonë u mësua se ishte një goditje në tru dhe u dërgua me urgjencë në spital për të marrë kujdesin mjekësor të nevojshëm, ndërsa pranë saj ka qëndruar bashkëshorti, Justin.

Hailey doli pas disa ditësh nga spitali dhe po pushon në shtëpi, por kjo ngjarjes mësohet se e tronditi shumë çiftin, veçanërisht Justin, i cili sipas burimeve pranë dyshes, “është më i traumatizuar se vetë ajo”.

“Kur ajo u sëmur, ai ishte nën panik. Justin i dërgoi mesazhe kujtdo që njihte dhe u kërkoi të luteshin për të, ndërsa gjatë ditëve në spital nuk u largua në asnjë moment nga krevati i partneres. Ai ishte i gatshëm të bënte gjithçka për Hailey”, ka thënë burimi.

Më tej, thuhet se Justin, i cili më parë ka pasur vetë probleme me shëndetin mendor, ndihet falenderues që Hailey po e merr veten dhe është në gjendje të mirë. Kjo situatëi kujtoi atij gjithë kujdesin që bashkëshortja ka treguar kur vetë ai ka vuajtur nga shëndeti.

People bën me dije se modelja është në gjendje të mirë dhe po merr veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat