Akademia Oscars nis shqyrtimin e incidentit të Will Smith

Mediale Vip

Akademia Oscars nis shqyrtimin e incidentit të Will Smith

Më: 28 mars 2022 Në ora: 21:51
Pamje kur aktori Will Smith e godet me shuplakë komedianin, Chris Rock.

Akademia amerikane e Filmit, Oscars, ka thënë se dënon veprimin e aktorit Will Smith, i cili ka goditur me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Oscars, andaj ka nisur shqyrtim zyrtar të incidentit.

Në deklaratë është thënë se do të analizohen veprime dhe pasoja, në përputhje me ligjin e Kalifornisë dhe standardet e Akademisë për sjellje.

Smith ka goditur Rock në skenë, pasi ky i fundit ka bërë shkala me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith.

Jada Pinkett Smith është deklaruar në të kaluarën për rënien e flokëve për shkak të sëmundjes së alopecisë.

Vetë aktori Smith më vonë ka fituar çmimin për aktorin më të mirë./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat