Miley Cyrus e quan ish-martesën me Liam Hemsworth “një katastrofë të madhe”

Mediale Vip

Miley Cyrus e quan ish-martesën me Liam Hemsworth “një katastrofë të madhe”

Më: 31 mars 2022 Në ora: 13:10
Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus

Miley Cyrus e quajti ish martesën e saj me aktorin australian, Liam Hemsworth “një katastrofë e madhe”, teksa ndihmoi një çift të fejohej gjatë koncertit të saj në Lollapalooza në Brazili.

Krijuesja e hitit “Midnight Sky”, ka mbajtur koncert në San Paulo fundjavën e kaluar dhe shfaqi para audiencës një çift homoseksual në skenë për propozimin e tyre të dashurisë.

“Zemër, shpresoj që martesa juaj të shkojë më mirë se e imja. E imja ishte një katastrofë”, ka thënë Cyrus duke iu referuar martesës së saj tashmë të prishur me Hemsworth.

Miley kishte pranuar edhe më parë se kishte shumë mosmarrëveshje në martesën e saj, teksa ka deklaruar: “Kishte shumë konflikte. Jam ai lloj personi që kur kthehem në shtëpi nuk dua të ankorohem nga dikush. Nuk dua drama dhe zënka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat