Sarah Berisha publikon foton e rrallë me Dj Pm por gjithë vëmendjen e morën varset e tyre

Mediale Vip

Sarah Berisha publikon foton e rrallë me Dj Pm por gjithë vëmendjen e morën varset e tyre

Më: 1 prill 2022 Në ora: 09:22
Sarah, PM

Sarah Berisha u ka plotësuar një dëshirë ndjekësve të saj duke postuar një foto me PM.

Blogerja ka pozuar krah partnerit të saj duke vënë në dukje dy varset e tyre që i kanë matchy-matchy. Bëhet fjalë për një varse në formë pllake me një figurë që nuk duket shumë qartë. Nuk dihet nëse varsja lidhet me ndonjë detaj nga lidhja e tyre por ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Kohët e fundit Pm dhe Sarah janë përfolur për një ndarje. Kjo pasi pas daljes nga Big Brother VIP, blogerja dhe DJ PM, emri i vërtetë i të cilit është Pajtim Krasniqi, kanë vendosur që të jenë më të rezervuar rreth lidhjes së tyre. Ata postojnë rrallë në rrjetet sociale foto a video së bashku dhe kjo ka bërë që shumë njerëz të mendojnë se mund t’i kenë dhënë fund lidhjes.

Ka qenë Kledi Hysa, ish-banori i “Big Brother VIP” ai që u dha fund dyshimeve përmes një videoje ku thoshte: “Këta të dy do jenë gjithmonë bashkë.” Kështu modeli ka shuar çdo dyshim që mund të ketë lindur te njerëzit. 

Vetëm pak ditë më parë, Sarah tha në një intervistë se po mundohen që romancën e tyre ta mbajnë larg syve të publikut sepse duan ta shijojnë vetëm të dy. “Unë dhe PM mundohemi ta mbajmë private lidhjen tonë. Nuk postojmë gjithë kohës. Njerëzit shumë herë mendojnë se mund të jemi ndarë. Por duam thjesht ta shijojmë lidhjen në privatësi.” (KLIKO)

 Blogerja ka treguar se lidhja e tyre jashtë kamerave vijon shumë mirë ndonëse edhe ata kanë luhatjet e tyre si çdo çift. “Lidhja ka luhatjet e veta. Një herë zihemi një herë jemi shumë mirë. Ka ditë që nuk flasim për disa orë. Kalojmë shumë kohë bashkë. Nuk e kemi ndjerë distancën sepse ai ka ardhur shpesh në Tiranë edhe unë kam shkuar në Prishtinë.”-tha Sarah në një intervistë.

Ajo ka deklaruar se është ende shumë herët që të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre. Teksa pranoi se edhe ata kanë problemet e tyre si çdo çift, Sarah u shpreh se nuk kanë diskutuar për të ardhmen dhe se është e largët kjo pjesë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat