Momenti më i vështirë në “Për’puthen”, Olsa Muhameti kujton çiftin që bëri bujë

Mediale Vip

Momenti më i vështirë në “Për’puthen”, Olsa Muhameti kujton çiftin që bëri bujë

Më: 3 prill 2022 Në ora: 14:52
Olsa

Olsa Muhameti është autorja e emisionit të dashurisë së "Për'puthen", e cila theu suksese me këtë program.

Pas shumë skandaleve të shumta që ky emision numëron, autorja mori vëmendje të madh.

Pikërisht për këtë, Olsa ka folur vetë në emisionin “Ëndërrtjerrësit”.

Ajo është pyetur për momentin më të vështirë në emision dhe se është përgjigjur për trekëndëshin Andi-Tea-Beart.

Teksa publiku dëshironte të shihte çift Andin dhe Tean dhe besonte në “ndjenjën e tyre”, Tea nga ana tjetër kishte nisur një lidhje me Beart Rexhepin.

Bearti kishte realizuar një takim me Tean në emision dhe megjithëse mes tyre u pa shumë kimi, ai vendosi të largohej nga programi.

Mirëpo, lidhja e tyre vazhdoi jashtë dhe kjo gjë mori vëmendje të jashtëzakonshme nga mediat rozë.

“Mendoj se edhe Bora është dakord me mua sepse momenti më i vështirë në ‘Përputhen’ ka qenë Andi, ku shohim në rrjet që kishin shpërthyer fotot të Teas dhe Beartit dhe në transmetim duhej të ishte takimi i Teas dhe Andit. Por nga kjo gjë doli edhe diçka e mirë sepse sot Andi dhe Melisa janë akoma çift.”- është shprehur Olsa Muhameti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat