Pas sjelljeve shqetësuese, Kanye i premton Kim-it se do të marrë ndihmë

Mediale Vip

Pas sjelljeve shqetësuese, Kanye i premton Kim-it se do të marrë ndihmë

Më: 3 prill 2022 Në ora: 17:19
Kim dhe Kanye

Kanye West i tha Kim Kardashian se do të largohet për të marrë ndihmë. Sipas familjes Kardashian, Kanye ka rënë dakord të ndalojë ngacmimin e ish-gruas së tij dhe bullizimin online të të dashurit të saj Pete Davidson.

Sjellja shqetësuese e reperit bëri që ai të pezullohej nga Instagrami për 24 orë muajin e kaluar dhe performanca e tij u anulua nga ceremonia e çmimeve Grammy.

“Për hir të fëmijëve, Kanye i ka thënë Kimit se nuk do të bëjë asnjë paraqitje publike apo deklarata nxitëse në mediat sociale dhe ai do të largohet diku për t'u përmirësuar”, -tha një burim i afërt me Kardashians.

Burimi shtoi se nuk ishte e qartë nëse West planifikon të shkojë në një institucion trajtimi, pasi ai ka qëndruar në Los Angeles për të qenë pranë fëmijëve.

Shqetësimet për shëndetin e West nisën pasi ai ngacmoi vazhdimisht të dashurin e Kardashian, yllin e "Saturday Night Live" Pete Davidson, përmes muzikës së tij dhe në Instagram.

Situata u bë aq shqetësuese sa Kim-it iu desh t'i lutej publikisht West që t'i jepte fund gjithë kësaj, pasi ajo kishte frikë për sigurinë e Davidson.

West gjithashtu kishte akuzuar Kardashian në Instagram se ajo e kishte penguar të shihte katër fëmijët e tyre. Ajo mohoi pretendimin e tij, duke shkruar në mediat sociale se Kanye duhet të ndalet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat