Kourtney Kardashian martohet me Travis Barker

Mediale Vip

Kourtney Kardashian martohet me Travis Barker

Më: 5 prill 2022 Në ora: 16:47
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker thuhet se janë martuar.

Sipas ‘TMZ’, dyshja shkoi në Las Vegas rreth orës 1:30 të mëngjesit pasi morën pjesë në ceremoninë e 64-të vjetore të çmimeve Grammy.Disa burime treguan për median se Kardashian dhe Barker, nuk lejuan fotot dhe kishin sigurinë e tyre me vete.

Gjithashtu një burim tregoi se cifti  kërkoi gjithashtu një imitues të Elvis Presley-t që të drejtonte ceremoninë.

Kourtney dhe Travis u fejuan në tetor 2021 pas  nëntë muaj lidhje.Kjo është martesa e parë e themelueses së Poosh, megjithëse ajo ka tre fëmijë me ish partnerin Scott Disick: Mason, 12, Penelope, 9 dhe Reign, 7.

Ndërkohë, Barker ka qenë i martuar dy herë më parë: me Melissa Kennedy nga 2001 në 2002 dhe Shanna Moakler nga 2004 në 2008. Ai ka djalin Landon, 18 vjeç dhe vajzën Alabama, 16, me Moakler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat