Kanye West anulon pjesëmarrjen në Coachella, festivali në kërkim të titullarit të ri

Mediale Vip

Kanye West anulon pjesëmarrjen në Coachella, festivali në kërkim të titullarit të ri

Më: 5 prill 2022 Në ora: 23:41
Kanye West

Kanye West ka hequr dorë nga pjesëmarrja në Festivalin e Muzikës dhe Arteve në Coachella Valley, ku ai do të ishte ylli kryesor gjatë të dy fundjavave të ngjarjes muzikore, e cila do të zhvillohet nga 15-24 prill, raporton The Times.

Për shkak të vendimit të tij, organizatorët e festivalit kanë vetëm dy javë për të gjetur një titullar të ri, duke qenë se West ishte planifikuar të performonte më 17 dhe 24 prill.

Këngëtarit duhet t'i bashkohej edhe Travis Scott, por as ai nuk do të performojë, shkruan TMZ.

West ka kërcënuar më parë se nuk do të performojë në Festivalin Coachella, ku këtë vit shfaq këngëtarja e re amerikane Billie Eilish.

Ai tha se do të bënte një përjashtim vetëm nëse Eilish (20) i kërkon falje Travis Scott-it, sepse ajo dyshohet se ka aluduar për një ngjarje fatale nga festivali “Astroworld” i Scott-it në një nga koncertet e saj.

Eilish një herë ndërpreu një koncert në Atlanta sepse ndjeu sikur një fanse po luftonte për të marrë frymë. Pasi vajzës iu dha ndihma mjekësore, ajo ka vazhduar performancën e saj. Më pas ajo i tha audiencës se ishte "duke pritur që njerëzit të ishin mirë para se të vazhdonte të këndonte".

Pas kësaj, Kanye shkroi në Instagram se beson se deklarata aludonte për sjelljen e Travis në koncertin “Astroworld” në Hjuston, ku dhjetë persona u vranë në një rrëmujë në nëntor dhe rreth 300 prej tyre kërkuan ndihmë mjekësore. Travis nuk e ndërpreu koncertin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat