Artisti i njohur është gati të tregojë për marrëdhënien e tij seksuale me Jada-n

Mediale Vip

Artisti i njohur është gati të tregojë për marrëdhënien e tij seksuale me Jada-n

Më: 6 prill 2022 Në ora: 00:57
Ilustrim

Jeta familjare e Will Smith do të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, pasi August Alsina – këngëtari që pati një lidhje jashtëmartesore me gruan e tij Jada Pinkett Smith – do të publikojë një këngë të re dhe një libër që tregon gjithçka në lidhje me jetën e tyre seksuale.

Gruaja e aktorit Hollywood-ian, Jada,  ka pranuar më parë se kishte fjetur me muzikantin August Alsina, ndërsa ishte ende e martuar me Will Smith.

Sipas “The Sun” August po bëhet gati për të nënshkruar një marrëveshje libri dhe do të diskutojë gjithçka nga karriera e tij deri tek detajet për jetën seksuale me Jada.

 “August po përgatitet të nënshkruajë një marrëveshje libri me para të mëdha, e cila do të detajojë lidhjet e tij romantike me Jada-n. Ai gjithmonë ka pohuar se Will i ka dhënë leje për të fjetur me Jada-n, diçka që ata e kanë mohuar publikisht”.

Burimi shton:

“August do të zbulojë në detaje për kohën e tij me Jada-n dhe gjithashtu do të flasë se si ai e kaloi kohën duke jetuar në shtëpinë e Will-it kur ai ishte larg për xhirimet.”

Vitin e kaluar, Will konfirmoi se ai dhe Jada kanë një marrëdhënie të hapur, duke pranuar se ajo “kurrë nuk ka besuar në një martesë konvencionale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat