“Ty”, kënga që rikthen Berkanin në skenë

Mediale Vip

“Ty”, kënga që rikthen Berkanin në skenë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 07:49
Berkani

Dikur ishte një nga emrat më të pëlqyer të tregut muzikor shqiptar.

Berkan Beka, interpretues i hiteve të dikurshme “Maratona” dhe “Një kujtim”, ka vendosur që së fundmi t’i rikthehet muzikës më intensivisht.

Kjo pasi ai së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Ty”, e cila është pritur mirë nga publiku.

Në një intervistë të fundit këngëtari shkupjan ka treguar planet e tij për rikthim në muzikë.

Ai sikur ka qenë mashkulli i ëndrrave për shumë prej vajzave që pëlqenin klipet e tij, tani është vet baba i një vajze dhe ka rrëfyer.

Kjo pasi në kronikë ai u prezantua si baba beqar i një vajze, pasi mesa duket i ka ndarë rrugët me nënën e vajzës së tij.

“Sigurisht që obligimin familjar që e kam sidomos me vajzën, që pa e kaluar një ditë me të s’mundem dmth dy-tre ditë kur jam më larg po më merr malli”, ka thënë ndër të tjerash këngëtari Beka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat