Përmes imazheve bardhë e zi, Donald Veshaj paralajmëron projektin e ri

Mediale Vip

Përmes imazheve bardhë e zi, Donald Veshaj paralajmëron projektin e ri

Më: 13 prill 2022 Në ora: 09:45
Donald Veshaj

Aktori i njohur, Donald Veshaj mbetet ndër personat më të komentuar në mediat rozë, sidomos pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP.

Aktori dhe këngëtari shqiptar, i cili arriti deri në finale të BB VIP duke dalë i dyti tashmë po shijon suksesin edhe në muzikë.

Pak javë më parë, Donaldi solli këngën “Nuk je”, teksa  gjatë kësaj periudhe është i angazhuar edhe me mbrëmje muzikore.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 🤘 ARTIST (@donaldveshaj)

Megjithatë, moderatori na Vlora tashmë ka nisur punë edhe për një projekt të ri muzikor, të cilin po e paralajmëron prej ditësh.

Ndërsa, sot (e mërkurë) Veshaj postoi disa imazhe bardhë e zi të piktorit të famshëm, Pablo Picasso dhe një në të cilin shihet edhe ai teksa pikturon në një pasqyrë.

Image
Donald Veshaj

Ndërkohë, ditë më parë Donaldi bashkë me vëllain e tij Romeo dhe kantautorin Elgit Doda postuan një video të shkurtër të shkëputur nga kënga e re.

“Picasso, së shpejti”, ka shkruar 26-vjeçari në mbishkrimin e videos.

Kujtojmë që së fundmi, ka thyer heshtjen duke bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale përmes të cilit la të kuptohej se po përpiqet të rifitojë ish-partneren e tij, Bora Zemani, me të cilën u nda pasi krijojë një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP me këngëtaren, Beatrix Ramosaj.

Image
Donald Veshaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat