“Pa ty më mirë jam”/ Beatrix publikon këngën e re, fansat janë të bindur se i dedikohet Donaldit: S'e dija që ishe aq idiot

Mediale Vip

“Pa ty më mirë jam”/ Beatrix publikon këngën e re, fansat janë të bindur se i dedikohet Donaldit: S'e dija që ishe aq idiot

Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:53
Beatrix Ramosaj

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka publikuar dje këngën e saj më të re me titull "Ma shumë se ti", që vjen në bashkëpunim me Dj Geek. Fansat janë të bindur se teksti i përshtatet historisë së saj me Donaldin.

Në tekstin e këngës së ish-banores së “Big Brother VIP” flet për ndarjen dhe i premton vetes se do gjejë dikë më të mirë që ta vlerësojë dhe respektojë.

"Lulet çelin, edhe vyshken, krejt ça kishim ti e myte, kam mendu qe jena ndryshe, tash e gjete qysh e lype. Ta kisha dit ça je, s’kisha bo ça kam bo, deri tash u bo ca u bo, se boj mo, s’kom menu që ti je aq idiot, lotët e mia ti s’i meriton", këndon Trixa dhe me fjalën "idiot" i shton më shumë dyshimet pasi edhe Donaldi në këngën "Nuk je", e thërret veten "idiot": "Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jo", thuhet në tekst.

Në këngën e saj Trixa vazhdon: "Pa ty më mirë jom, s’kam nevojë për kërkon që nuk m’vlerson, që veç m’tradhton, se zemra gabon, por diku e gjej dikon që ndoshta mu m’don ma shumë se ti, e ndoshta m’respekton ma shumë se ti".

E duket se me tradhti, ajo i referohet faktit që kohët e fundit është përfolur se Donaldi është takuar me Borën dhe janë ribashkuar.

Image
Beatrix Ramosaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat