Jennifer Lopez tregon sekretin për një trup perfekt

Mediale Vip

Jennifer Lopez tregon sekretin për një trup perfekt

Më: 15 prill 2022 Në ora: 07:22
Jennifer Lopez

Edhe pse është 52 vjeçe, Jennifer Lopez ruan ende një trup me forma fizike tërheqëse. Kjo falë faktit se vazhdimisht ushtron dhe kujdeset për mënyrën e të ushqyerit. Ajo ndjek një dietë të ekuilibruar me tre vakte kryesore dhe një nga gjërat që konsumon çdo mëngjes është smoothie për të përshpejtuar metabolizmin.

Këngëtarja pohon se nuk ka hequr dorë nga asgjë konkrete, por duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë asaj që konsumon në mëngjes, pasi është vakti më i rëndësishëm gjatë ditës. Ajo merr smoothie për të përshpejtuar metabolizmin e saj dhe përbërësit kryesorë janë manaferrat si boronica dhe mjedra.

Boronica është e pasur me vitamina C dhe K, ka pak kalori, është plot me antioksidantë dhe përmban mangan. Mjedrat janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, përmbajnë vitamina C, B, E dhe K, të cilat pastrojnë enët e gjakut, ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe forcojnë imunitetin.

Përbërësit:

– 1 filxhan boronica

– 1 filxhan mjedra

– 1 filxhan kos

– 1 lugë proteinë me shije vanilje (mund të përdorni edhe pak ekstrakt vanilje si zëvendësues)

– 1 lugë çaji kanellë

– 2 lugë çaji mjaltë
– 1 lugë gjelle lëng limoni

– 1/2 filxhan kube akulli

Përgatitja:

Hidhini të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejini derisa të përzihen plotësisht. Nga kjo masë do të përfitoni katër gota smoothie. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat