Cila është e ëma dhe cila e bija?

Mediale Vip

Cila është e ëma dhe cila e bija?

Më: 16 prill 2022 Në ora: 14:11
Valeria Voronina me nenen e saj

Një vajzë e quajtur Valeria ka postuar një video me nënën e saj, e cila duket aq mirë sa të gjithë mendojnë se ajo është në fakt motra e saj

Valeria Voronina, e cila ndiqet nga më shumë se dy milionë njerëz në rrjetin social TikTok, tërhoqi shumë vëmendje me videot në të cilat shfaqet me nënën e saj.

Kjo bukuroshe 20-vjeçare me këto video i hutoi tërësisht shoqëruesit e saj, të cilët thonë se nënë e bijë duken si binjake dhe se e kanë të vështirë të dallojnë se cila është nëna dhe cila e bija, transmeton Telegrafi.

@voronina_valeria_ Reply to @onatemzdboss transformation WITH MY MOM 🔥 @voroninaolga #hotmom #youngmom #mom #momanddaughter #makeuptransformation ♬ Supergirl - Alex Sandra

Në videon e mëposhtme mamaja e Valerisë i ka flokët pak më të çelura se e bija e saj.

Shumë vajza duken si një version i ri i nënës së tyre. Por kjo dyshe e çon atë në një nivel krejt të ri, pasi njerëzit mendojnë se mamaja është më e re se e bija.

“Duken si dy motra! Motra juaj duket më e re. Nuk është mamaja jote. Asnjë rrudhë, as kur buzëqesh. Nuk e besoj. Kush është mami? Janë copy-paste. Ajo ka një fytyrë kaq rinore dhe të bukur”, janë disa nga komentet që gjenden në videon në fjalë.

Por kishte nga ata që mendonin se Valeria kishte përdorur shumë filtra për realizimin e kësaj video, por ato i hodhën poshtë këto pretendime duke bërë një tjetër postim që duken si binjake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat