Shtatzënë, pse Britney s’po martohet ende me Sam Asghar-in?

Mediale Vip

Shtatzënë, pse Britney s’po martohet ende me Sam Asghar-in?

Më: 16 prill 2022 Në ora: 14:20
Sam dhe Britney

"Ajo do të ketë nëntë muaj kohë për të planifikuar martesën e saj të ëndrrave”, tha një burim i afërt me çiftin.

Britney Spears dhe Sam Asghari nuk janë burrë e grua – edhe pse kështu e quajnë njëri-tjetrin. Çifti do të presë derisa këngëtarja të sjellë në jetë fëmijën e tretë për të lidhur martesën.

Një burim i afërt me Britney tha për HollywoodLife se ata po fokusohen te shtatzënia. “Britney dhe Sam po bëjnë lojëra me njëri-tjetrin dhe ende nuk janë të martuar,” zbuloi burimi i brendshëm. “Ajo do të presë derisa të lindë fëmijën për t’u fokusuar tek dasma, do të ketë nëntë muaj kohë për të planifikuar dasmën e saj të ëndrrave.”

“Sam dhe Britney e thërrasin njëri-tjetrin burrë e grua që prej fejesës. Ajo do të vazhdojë ta bëjë këtë derisa të martohen, gjë që nuk do të mbahet sekret”, tha burimi.

Burimi tha se Sam po ndan edhe idetë e tij për martesën.

Sam ka folur për llojin e dasmës që duan të dy dhe fjalët e tij duhet të merren për bazë,” shtoi personi.

“Britney ka ëndërruar për të për fat të mirë, dhe për më shumë se dhjetë vjet, ajo mendoi se nuk do ta kishte kurrë dikë si ai. Ajo e ka gjetur tashmë, dhe është shumë mirënjohëse dhe falenderuese për gjithçka që ka, madje edhe për gjërat që nuk i ka.”

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat