“Çun apo gocë?”/ Sarah u përgjigjet zërave se është shtatzënë

Mediale Vip

“Çun apo gocë?”/ Sarah u përgjigjet zërave se është shtatzënë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 08:20
DJ PM dhe Sarah

Mjafton një fotografi në rrjetet sociale ku barku duket paksa i rrumbullakosur dhe fansat të mendojnë se personazhi publik është në pritje të ëmbël. E një gjë e tillë i ka ndodhur edhe ish-banores së “Big Brother VIP”, Sarah Berisha.

Në festën e ditëlindjes së Monika Lubonjës, Sarah ishte veshur mjaft elegante me fustan ngjyrë rozë. Ndërsa në fotot e publikuara në “Instagram”, asaj i ka dalë barku paksa i rrumbullakët, e për këtë arsye kanë nisur që të aludojnë se ajo është shtatzënë.

Blogerja e njohur ka reaguar për herë të parë. Një faqe në “Instagram” ka publikuar një foto ku shfaqet Monika dhe Sarah dhe në të shkruan: “Sarah është në pritje të ëmbël”.

Teksa e ka rishpërndarë në llogarinë e saj, blogerja shkruan me ironi: “Çun apo gocë dini gjë ju?“, duke mohuar kështu se është shtatzënë.

Vetë Sarah tha pak javë më parë në një intervistë se është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre. Teksa pranoi se edhe ata kanë problemet e tyre si çdo çift, Sarah u shpreh se nuk kanë diskutuar për të ardhmen dhe se është e largët kjo pjesë.

Image
Postimi nga Sarah
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat