“Sa i bukur është”/ Einxheli na tregon “çunin” që ka takuar: Nuk i durohet...

Mediale Vip

“Sa i bukur është”/ Einxheli na tregon “çunin” që ka takuar: Nuk i durohet...

Më: 21 prill 2022 Në ora: 08:42
Einxhel Shkira

Që ditën e parë që u lidhën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar dhe të dashur për publikun.

Pas përfundimit të reality show-t, fansat janë mësuar që t’i shohin thuajse në çdo moment bashkë. Por për shkak të angazhimeve në punë, atyre u ndodh që të qëndrojnë ca ditë larg njëri-tjetrit.

E kështu ka ndodhur së fundmi, teksa Arbëri ishte në koncerte në Zvicër dhe më pas në Itali për të ndjekur nga afër ndeshjen Inter-Milan.

Por tani ai është rikthyer në Shqipëri dhe sigurisht që ndodhet pranë partneres së tij. Moderatorja e njohur Roza Lati, ka postuar gjithashtu edhe një foto në “Instastory” të dyshes teksa shijojnë një darkë së bashku.

“Çifti i preferuar”, shkroi ajo krahas fotos, të cilën Einxhel e ripostoi në llogarinë e saj.

Më pas ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ndau një tjetër video me ndjekësit ku shprehet:

“Kam takuar një çun që ‘O Zot i madh’ sa i bukur është, por… Nuk i durohet deri sa të dali”- thotë Einxhel gjatë videos duke zbuluar më tej se është nën shoqërinë e Dj Dagz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat